Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin sotëm me një shprehje nga Shën Gjon Pali II, shprehje kjo e cila i përshtatet këtyre ditëve ku bota po përballet me një armik të fortë të quajtur koronavirus.
Në përgjigje të gjithë qytetarëve që shprehen se me vendimet e marra u janë mohuar shumë të drejta, kryeministri Rama zgjedh këtë shprehje. “Liria nuk konsiston në të bërit atë që na pëlqen, por të kemi të drejtën të bëjmë atë që duhet”, citon Rama Shën Gjon Palin II.