“Dita e sotme është sa dy të nesërme”, janë fjalët e çmuara të zgjedhura nga Kryeministri Edi Rama për të nisur komunikimin me qytetarët këtë mëngjes.
Më këtë thënie të një prej etërve themelues të SHBA-së, Benjamin Franklin, Kryeministri Edi Rama përcolli një tjetër mesazh në rubrikën “Fjalë të çmuara”.
Shqipëria ka nisur lehtësimin gradual të masave kundër COVID-19, ndërkohë që këshilla kryesore e autoriteteve vijon të mbetet vetëndërgjegjësimi qytetar ndaj situatës, si dhe përgjegjësia që ka gjithësecili në këto kohë për të dhënë kontributin si qytetar për të shpëtuar veten, familjen e shoqërinë.