Kryeministri Edi Rama komentoi sot reagimet e opozitës sa i përket projektit për Teatrin Kombëtar. Ai tha se në kohën e qeverisjës së Partisë Demokratike, kjo e fundit e shkatërroi “Piramidën” duke i hequr pllakat e mermerit, fati i të cilave nuk dihet. “Këta që vunë vijën e zjarrit, vunë dhe trupat e tyre si garanci që ishin të pakalueshëm nga fadromat…
Këto kanë pasur projekt 6 milionë euro për ta prishur Teatrin dhe për ta bërë te Piramida. Një projekt absurd. I vetmi rezultat ishte që mbetën brenda Piramidës disa shkallare dhe që e shkepën nga pllakat e mermerit. Nuk e di ku i çuan ato pllaka… Të rregullojnë va rret e të parëve apo banjot e vilave përkatesë që kanë në zonat turistike?! Nuk e di ku kanë shkuar ato pllaka” – tha Rama.