“A e dini që në parqet dhe kopshtet e Tiranës u mboll grurë në atë kohë. Po ç’lidhje ka? Ka shumë sepse rendi që u vendos nga regjimi që na i la veprat dhe plagët në këtë vend shkurtoi fondet për t’ia kaluar luftës dhe thjeshtoi drastikisht pa pjesëmarrjen dhe lejen e autorëve të gjitha projektet e godinave që kishin nisur dhe godina e Teatrit kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por bastard i një marrëdhënie mes autorit dhe autores, që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin e mbjellë në parqet e Tiranës. Ishte vepër e mbretërisë, po, u nis, u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër as nga të gjitha ekspertizat si e denjë për t’u futur në listën e monumenteve.

Por prapë se prapë kur bëhet fjalë për të më luftuar dhe kundërshtuar futen elementë si ngjyrat, teatri, bëhet kultura debat, që nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë, se këtu kemi qenë, kur qeveria e atyre që sot kanë rënë si faja nga fiku dhe u është këputur llastiku ishte angazhuar për ta ndërtuar teatrin e ri te Piramida dhe kur kam pritur në zyrë një dërgatë të një investitori të njohur shqiptar, miqësor deri në vëllazëri me familjen e kryeministrit të kohës, por nuk përdor emra biznesmenësh, pasi unë nuk jam rrugaç për të sulmuar njerëz me emër dhe mbiemër që janë në punën e tyre.

Ky investitor me një grup gjermanësh erdhën më paraqitën projektin në truallin e Teatrit Kombëtar. Projekti ishte i bukur, një shesh me dyqane, bare dhe restorante, aty ku sot është pishina. Pishina në mes të teatrit ka shërbyer për bretkosat dhe për të larë makinat e aktorëve. U thashë është shumë i bukur, por këtu do të ndërtohet teatri i ri kombëtar. Teatri te piramida mund të bëhet, por nuk është platea, por skena. Por nuk bë as ajo dhe as ai teatri te piramida” tha ai.