Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri Edi Rama komentoi pasditen e sotme pretendimet e deputetit Ditmir Bushati në Kuvend.
I pyetur nga të pranishmit, Rama tha se në Shqipëri askush nuk e meriton termin oligark. Shefi i qeverisë tha se në vend nuk ka të tillë.
“Ky është një term i gabuar që përdoret për njerëz që nuk u pasuruan gjatë qeverisjes tonë, por për vite të tëra” – tha Rama.