Duke kërkuar detaje për situatën akluale dhe strategjinë që do të diktojë vijimin e mëtejshme të hapjes së vendit sipas fazave, deri në 18 maj, kryeministri Rama ka prezantuar sot edhe kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.“Po doktoreshë Mira, se ka pasur pyetje, kush është kryetari, na cmendën, është një grua, ja kush është”,-tha Rama.

Pas tij, Rakacolli vijoi me disa detaje të strategjisë për menaxhimin e pandemisë në vend dhe hapjen apo heqjen e kufizimeve.“Situata është mirë e kontrolluar dhe sic u kemi thënë kur propozuam strategjinë e rihapjes, treguesit do të ishin, numri i të infektuarave të rinj në ditë, numri I të shtruarve në spital dhe atyre që duan kujdes intensiv, këto janë tregues që nuk i kemi arritur për të qëndruar në pritje, kemi planifikuar mbi 15 raste nga mesatarja, sot e kemi 11 në ditë, jo mbi mesataren; 90 shtrime, ndërkohë jemi te 30, dhe në kujdes intensiv mbi 20 paciente. Jemi brenda numrave që tregon se strategjia ka qenë mirë e menduar dhe treguesit flasin që e kemi të kontrolluar dhe strategjia të vazhdojë, duke fuqizuar survejancën, duke shtuar gatishmërinë e sistemit shëndetësor”- tha ajo.