Kryeministri Edi Rama kishte një tjetër apel për qytetarët që gjatë procesit të rihapjes graduale nuk duhet të harrojnë masat për COVID-in, pasi mund të kemi një valë të dytë. “Jam i shqetësuar për mundësinë që në kushtet e hapjes njerëzit të fillojnë të harrojnë që faktikisht jemi të hapur, por armikun e kemi mes nesh dhe nuk respektojmë rregullat e thjeshta, mund të biem pre një evazioni tjetër, sepse vala e dytë nuk është një riardhje e virusit, por një dorëzim i njerëzve për shkak të sjelljes së gabuar në pushtetin e virusit që është këtu. Kjo është sfidë e madhe, por shpresojmë që njerëzit do të vijojnë të bëjnë si duhet detyrat e tyre të thjeshta, sidomos kur hyjnë në mjedise të mbyllura, qendra tregtare, etj”.

Ora 11:44
Silva Bino: Kemi trefishuar testimet, metoda të reja për gjetjen e rasteve aktive. Doktoreshë Silva Bino theksoi gjatë mbledhjes se është trefishuar numri i testimeve për të zbuluar rastet aktive. “Situata duket jo keq, kemi trefishuar testimet këtë muaj dhe është 5% pozivititet. Për shembull kemi nën 5%, pra 3%, një indikator që duhet ta ruajmë, prandaj po marrim masat të rrisim numrin e testimeve dhe të gjejmë rastet aktive. Po përdorim disa metodika të reja për gjetjen aktive të rasteve, duke përfshirë mjekun e familjes. Aktualisht kemi dy qytete transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja, dhe vetëm në Shkodër kemi evidentuar raste. Në zonat e gjelbra janë pa raste, pavarësisht rritjes së testimeve” tha ajo.Edhe drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico u shpreh se “Po rrisim testimet, por po angazhohemi për një fushatë komunikimi për masat lehtësuese. Duket sikur do të jetë një përsëritje e ‘lani duart…etj.’ Kanë përfunduar protokollet për grupimet e bizneseve të reja që do të vijojnë normalisht në monitorim. Dhe besoj se do të vijojmë me këto shifra inkurajuese, mbase do të jemi në gjendje që vlerësimi i lehtësimit të masave të mos bëhet në harkun e intervaleve dy javore, por një javore, më dinamikë” tha ajo.

Ora 11:39
Kalo: Hapja të mos konsiderohet si ‘shqyrje’! Të mësohemi të bashkëjetojmë me COVID-19. Mjeku Tritan Kalo tha se kurba ka qenë pozitive, po theksoi se është shumë e rëndësishme që kjo hapje graduale të mos konsiderohet si “shqyrje”, e ndërsa shtoi se qytetarët duhet të mësohen se COVID-19 do të bashkëjetoj me ne!”Jemi në një stad për të vlerësuar 7 element, sjellja në mjedise familja,e sjellja në publik, distancimi publik, përdorimi i maskave, higjiena individuale ka bërë që të jemi në parameta normale. E rëndësishme, me hapjen graduale, ajo që mua si specialist më brengos që hapja të mos konsiderohet si shqyrje, por të respektojnë rregullat duke bindur veten që do jetojmë në një kohë ku rreth nesh ka COVID-19. Nëse do të bindemi, kam qartësinë e mendimit se do jemi në një situatë optimale! COVID-119 do të jetë i përzier në stinën e vjeshtës. Për sa kohë nuk kemi një vaksinë, do të jetë vetë imunizimi aktiv i popullatës që do të shkaktojë zhdukjen e koronavirusit. Jemi në momente të dobishme që duhen ruajtur”, tha Kalo.

Ora 11:36
Rama prezanton Komitetin teknik të ekspertëve: Meqë shumë pyetën ‘kush janë, pse s’i njohim’
1588843713_RAMA21.jpgKryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me ekspertët e Komitetit Teknik. Një mbledhje e cila mes qëllimeve të tjera, vjen si përgjigje për të gjithë ata që ditëve të fundit e kanë pasur këtë komitet në fokus të akuzave, me argumentin se nuk i njohin.”Për fat të mirë rezultatet flasin vetë, ka sa që merren me komitetin. Kush janë, pse s’i njohim”, tha mes të tjerave Rama.Në mbledhje janë mjeku Tritan Kalo, Andi Koraqi, Najada Çomo, Sila Bino, Albana Fico, Skënder Brataj, Mira Rakacolli, ministrja Ogerta Manastirliu, figura shumë të njohura.