Kryeministri Edi Rama u shpreh i prerë se nuk do të pranojë dy kërkesat e opozitës për qeveri kujdestare para zgjedhjeve dhe që në Kolegjet Zgjedhore të ketë gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun. “Zgjedhjet e lira janë detyrim, Shqipëria ka pasur, cilësia ka qenë në përmirësim dhe duhet përmirësuar. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me cka ju thatë. Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të panegociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t’u takojë qytetarëve.

Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore, që në zgjedhjet do të përfshihet. Dhe e dyta në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëri, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Këto dyja janë kyce, administrata e depolitizuar dhe trupa e kolegjit me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. Presim që të dalim me një draft për të cuar përpara procesin” tha ai.