Sot në orën 17:00 Këshilli Politik mblidhet për herë të fundit para përfundimit të afatit 31 maj të dakordësuar mes palëve për përfundimin e Reformës Zgjedhore. Tre pika janë barrierat që po ndajnë palët nga marrëveshja, depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Për dy të parat ka një përplasje mazhorancë- opozitë, kurse për sistemin më shumë ngulmon Rudina Hajdari e opozitës parlamentare. Prej më shumë se dy ditësh mbledhjet e Këshillit Politik nuk kanë pasur fryte teksa pritet të shihet sot kur kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit.