Ambasadori i BE, Luigi Soreca pas rifillimit të përplasjeve për Reformën Zgjedhore ka bërë të qartë se Këshilli Politik duhet të fillojë punën ndërpartiake.Ambasadori i Bashkimit Europian, deklaron se është thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën në nivel ndërpartiak për reformën zgjedhore edhe në këto kushte të vështira për shkak të Covid-19.

Soreca nënvizon se po kaq thelbësore është dhe mbështetja e reformës nga të gjithë aktorët politikë dhe në interesin më të lartë të Shqipërisë në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e negociatave.

STATUSI NGA SORECA: Thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore, edhe në kohë të vështira si COVID__19 herë. Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushet sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian.