Kur flitet për dashurinë shkrimtari Albatros Rexhaj është një nga këshilltarët më të mirë. Dhe këshillën këtë herë e ka për meshkujt, që të shprehin ndjenjat e tyre apo ato që mendojnë, veçanërisht në këtë kohë karantine.
“Pa grim, efekte sociale, nëse dikush të dashuron pa u rruar, krehur, nuk e di çfarë është dashuria ndryshe. Është budallallëk shqiptar që djemtë nuk duhet të shprehen, të flasin, por duhet të mbajnë një qëndrim statujë. Meshkujt bëjnë si bëjnë femrat dhe meshkujt duhen të përshtaten. Në këtë situatë që nuk flasin si do të funksionojnë. Dashuria dëshiron shumë guxim, personave iu mungojnë guximi për t’u shprehur. Dashuria është një ngrohtësi që të vjen në shpirt, nëse atë nuk e shpreh, është budallallëk me brirë. Pa grim, efekte sociale, nëse dikush të dashuron i pa rruar, i pa krehur, nuk e di çfarë është dashuria ndryshe”, tha Albatrosi për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon./TIP