Pas thuajse 3 muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë Covid-19, Kategoria Superiore është gatio ët zbresë në fushë dhe do të abjë diçka të tillë pasditen e 3 qershorit me ndeshjet e vlefshme për javën e 27 të saj.Sot janë përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve të javës së 27, të cilat do të luhen të gjitha nmë 3 qershor në orën 17:00, me përjashtim të përballjes Partizani-Skënderbeu, që do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 20:00.

Edhe takimet e javës së 28 do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë, të dielën e 7 qershorit, ndërsa 4 prej tyre do të startojnë në orën 17:00 dhe sfida Partizani-Kukësi do të startojë në orën 20:00.