Në Gjermani pas futbollit do të zhvillojnë edhe kampionatin e basketbollit. 10 ekipe të Bundesliga do të diskutojnë në parket titullin. Arbitri shqiptar i këtij kampionati Gentian Cici tregoi për Televizionin Klan formatin se si do të luhen 35 ndeshjet, nga 6 deri më 28 Qershor.“Modeli do të jetë me sistem grumbullimi do të jetë me një qytet me dy grupe, pastaj do të luhen çerekfinalet gjysmëfinalet dhe finalja, që do të mbahen po në një qytet, në Mynih”.

Gentian Cici është një nga 12 arbitrat e përzgjedhur për këtë turne. Protokolli i sigurisë mjekësore është tepër rigoroz.“Një test do ta kryejmë këtu dhe një tjetër 2 ditë para fillimisht. Çdo javë do të kryhen teste për të parë nëse ka të infektuar. Lëvizja do të jetë nga hoteli në ndeshje dhe nga ndeshja në hotel”.Bundesliga Basket vendosi që këtë sezon mos të ketë zbritje një kategori më poshtë.