Të fluturosh mbase nuk do të jetë aq e vështirë, madje edhe në kohën e koronavirusit, mjafton të zbatosh disa rregulla. Easa, Agjensia Europiane e Sigurisë së Aviacionit, dhe ECDC, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, kanë përgatitur një dokument me 28 faqe, i cili përcakton rregullat e reja të udhëtimin ajror. Dy autoritetet evropiane të shëndetit dhe të sigurisë kanë parashikuar një distancë prej 1.5 metrash midis pasagjerëve në avion.
Përsa i përket maskave, ato duhet të ndërrohen çdo 4 orë fluturim. Përdorimi i maskës është i detyrueshëm për të gjithë, përveç nëse bëhet fjalë për fëmijë nën moshën 6 vjeç. Nëse pasagjeri nuk ka maskë ai nuk lejohet të hipi në avion. Dy autoritetet evropiane kanë vendosur gjithashtu se pasagjerët duhet të vërtetojnë kushtet shëndetësore përmes vetë-çertifikimit mjekësorë. Pasojat do të jenë të rënda nëse deklarimi do të jetë i rremë. Easa dhe ECDC kanë vendosur që nuk do të jetë e nevojshme që pasagjerët të jenë të pajisur me pasaportën e imunitetit pasi testet serologjike nuk janë plotësisht të besueshme. Rregulla të reja ka gjithashtu për sa i përket hipjes në aeroplan. Pasagjerët në radhën e fundit duhet të futen në avion të parët dhe pastaj, gradualisht, të tjerët.