Analisti Ilir Demalia ka reaguar ashpër ndaj ish kryeministrit Sali Berisha i cili së fundmi po përpiqet përmes disa postimesh të nxisë myslimanët që të reagojnë ndaj Edi Ramës.Sipas Demaliajt, Berisha është i gatshëm për luftë fetare veç që të mbrojë pronat e vjedhura.

“Sheshi Skëndërbe nuk është Meka.Sali Berisha si Haxhi Qamili, Dum Babën!Ja kush është Sali Berisha!Është gati të fusë shqiptarët në luftë fetare për të mbrojtur pronat e vjedhura me këto skena HALLDUPËRIE që tmerrojne boten perendimore ku Saliu gjoja ka luftuar të shkojmë.Gjithkush besimin e vet ta ushtrojë në objektet e kultit që I takon.Më poshtë Statusi Sali Halldupit në faqen e tij në FB”, shkruan Demalia.