Alexis Sanchez u huazua nga Interi këtë sezon. Sulmuesi po kalonte një situatë mjaft të vështirë në Angli te Manchester United dhe donte minuta. Ai e nisi mirë eksperiencën në Serie A, por fatkeqësisht pati një dëmtim që e mbajti gjatë jashtëfushave.Skuadra zikaltër nuk do e blejë me shumë mundësi, por kiliani mund të mbetet në kampionatin italian. Ai pritet të kalojë te Roma, pasi kryeqytetasit e duan në formë huazimi për edicionin e ardhshëm. Manchester United është dakord, pasi kiliani fiton milionat ndërsa nuk luante.

Roma nuk ka ndërmend ta blejë, apo t’i ofrojë të paguajë rrogën e tij të plotë, por mund të gjendet e njëjta marrëveshje siç u bë me Interin. Verdhekuqtë paguajnë gjysmën e pagës, ndërsa “Djajtë e kuq” paguajnë gjysmën tjetër bën me dije Gazzetta dello Sport.