Në një deklaratë për mediat, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se për shkak të pandemisë ekonomia shqiptare do të pësojë tkurrjen më të madhe ekonomike në këto 2 dekada. Sejko tha se sistemi bankar është shumë I ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe për këtë bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë. Në lidhje me garancinë sovrane është një paketë fantastike por zbatimi I saj po bëhet ngadalë pasi duhen interpretuar proceset për të vazhduar me pagesën e pagave. Ai tha se numri i aplikimeve është dyfishuar që nga java që shkoi dhe mendoj se do të shohim efektin e parë për pagesën e pagave në fund të muajit maj
“Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë që nuk I kemi përjetuar dy dekadat e fundit , rritje të papunësisë dhe ulje të konsumit. Rënia e të ardhurave, përkeqësimi I likuiditetit do të përkeqësojnë stabilitetin financiare. Masat kërkojnë përgjigje koherente. Stimujt fiskal dhe monetar janë instrumente kryesore për të nxitur kërkesën agregate. Kemi marrë masa për të furnizuar me para ekonominë duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për para. 20 mijë biznese kanë shtyrë kredinë mbi 2 mld euro. Ruajta e stabilitetit financiar është kusht.”, tha Sejko.
Kryetari i Shoqatës së Bankave, Silvio Pedrazzi tha se “Objektivi është aplikimi i stimujve të duhur . Përballja e biznesit me këtë sfidë ka përmasa ekzistenciale. Sistemi bankar është shumë I ndërgjegjshëm për rolin e tij në këtë situatë të jashtëzakonshme, për të qenë të qëndrueshëm dhe për të siguruar që shërbimet financiare t’u ofrohen njerëzve dhe të tregojmë se sistemi bankar është I qëndrueshëm dhe në shërbim të qytetarëve. Ne mbështetemi në fakte dhe jo vetëm në pritshmëri dhe faktet janë që brenda shumë pak javëve që bankat pranuan moratoriumin për shtyrjen e kredisë. Dua të theksoj se bankat e pranuan këtë moratorium duke shtyrë këstin e kredisë tregon se ne jemi bashkë me qeverinë dhe me masat e marra. Kjo tregon përgjegjësinë e sistemit bankar në Shqipëri. Ne jemi të sigurt se BSH do të qëndrojnë pranë bankave tregtare për të administruar të gjithë këto raste në muajit që vijnë për të gjetur zgjidhej për secilin rast. Ne duam një mbulim të regjistrit në kohën e duhur. Sistemi bankar nuk mund të negociojnë stabilitetit e vetë sistemit ndaj na duhet kohë për të riskeduluar kreditë e marra nga biznesi. Për shkak të pandemisë ka sjelle një rënie të kërkesës dhe shërbimeve duke sjellë një tkurrje të prodhimeve. Ekonomia pritet të pësojë një rënie të fortë, që nuk e kemi përjetuar në dy dekada të fundit, ku do të rritet dhe papunësia. Garancia sovrane është një paketë fantastike por zbatimi I saj po bëhet ngadalë pasi duhen interpretuar proceset për të vazhduar me pagesën e pagave por mendoj se kjo paketë do të rritet bazuar në rritjen e aplikimeve dhe bazuar edhe në analizën e rasteve. Numri I aplikimeve është dyfishuar që nga java që shkoi dhe mendoj se do të shohim efektin e parë për pagesën e pagave në fund të muajit maj, madje edhe kompanitë që kanë firmosur marrëveshjet do të shikojnë efektet e paketës. Diçka tjetër duhet të dijë biznesi Garancia sovrane nuk mbështet të gjitha kreditë që mund të marrë një klient, ajo është instrument dhe ata që nuk mund të shlyejnë kredinë nuk mund të përfitojnë nga kjo garanci sovrane ka kritere teknike se kush mund të përfitojë. Ne nuk mund të lejojmë që garancia sovrane të shpenzohet pa pasur një qëllim apo objektiv, kemi ofruar ndihmën tonë për paketën e re financiare por ende nuk kemi një marrëveshje mirëkuptimi’.