Ambasada e SHBA ne Tirane me ane te nje postimi ne Facebook, ka fshikulluar edhe njehere kundershtaret e reformes ne drejtesi (Ilir Meten dhe planin e tij per te nderhyre ne reforme). Duke theksuar faktin se kjo reforme eshte kërkesë e popullit shqiptar, ambasada e SHBA thekson se ”Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar”.
Ne fund te mesazhit te saj ne Facebook, SHBA hedh edhe nje mesazh te koduar, kur shprehet se ”Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi.”. Por si flet populli perveçse me vote? Mesa duket ambasada e SHBA do te thote se populli votoi ne 2017 per nje mazhorance qe beri te mundur reformen ne drejtesi me mbeshtetjen e SHBA BE, pasi menyre tjeter vec votes nuk ka populli qe te flase.
Postimi i plote: Ambasada e SHBA-se ne Facebook: ?? | Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi.