Ju ka ardhur në majë të hundës statusi i beqarit? Ëndërroni ta takoni sa më shpejt personin me të cilin do kaloni jetën? Bëjini sytë katër këtë pranverë sepse ai mund t’iu dalë para.

Virgjëresha. Personat e kësaj shenje i kanë të gjitha mundësitë për të gjetur dashurinë. Rrezet e para të diellit të nxehtë do sjellin takimet e para, fiks ashtu si i kanë pritur prej kohësh.

Akrepi. Personat e kësaj shenje do iu thonë lamtumirë mbrëmjeve të vetmuara para televizorit. Ata do dalin më shumë dhe do njihen me persona interesantë. Në pranverë ata më në fund do e gjejnë edhe dashurinë e madhe, personin më të përshtatshëm.

Shigjetari. Dashuria do jetë në ajër për personat e kësaj shenje dhe kjo është e shkëlqyer. Ata do kenë një takim të jashtëzakonshëm kështu që duhet t’i bëjnë sytë katër. Takimet do jenë të shumta, por duhet të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhur me zemër e jo me mendje.

Peshqit. Më në fund edhe personat e kësaj shenje do realizojnë një takim të denjë. Gjithçka do ndodhë në mënyrë të papritur, por do jetë shumë e bukur. Do lundroni në lumturi dhe duhet të përfitoni sa më tepër.

Luani. Personat e kësaj shenje do kenë shumë sukses në dashuri gjatë këtij sezoni. Të gjithë do duan t’iu kenë pranë, por ju do pëlqeni vetëm një.