Drejtoresha e AKSHI-së Mirlinda Karcanaj, në fjalën e saj në mbledhjen që kryeministri Rama ka bërë për Kadastrën, ku i pranishëm ishte edhe kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka shpjeguar sesi mund të kryhet aplikimi online lehtë dhe shpejt. Karcanaj tregoi në mënyrë demonstrative si mund të bëhet aplikimi online për certifikatë pronësie.
Drejtoresha e AKSH Mirlinda Karcanaj: Në E-Albania për pronat janë bërë 40 mijë aplikimi vetëm në 2 muajt e fundit. Aplikimi mund të bëhet online dhe pagesa mund të bëhet me një kartë krediti. Vendosim të dhënat e kartës së kreditit dhe aplikimi është gati. Ky veprim reflektohet në kohë reale në Kadastër. Pagesa bëhet me sukses dhe konfirmohet nga institucioni. Tek dokumentet e mia ndodhet tashmë aplikimi i kryer. Edi Rama: Kur kemi thënë se do të bëjmë të mundur që dokumentet e pronësisë merren lehtë me një aplikim, nuk na kanë besuar. Sot jemi në një kohë të transformimit të madh në shërbime.