Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kryeqyteti, ku prindërit me fëmijë kishin dalë për të shijuar rrezet e diellit në orarin e lejuar nga qeveria. Rama thotë se kjo e dielë do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshmë në vijim, por ka një merak të madh, sjelljen individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit.

“JO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!

Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh. KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndeti. Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË”, shkruan Rama.