Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas Tiranës, Durrës vijon në Shkodër me protesta sensibilizuese për të mbledhur firma për peticionin. Qytetarët janë mbledhur pranë Teatrit Migjeni, por ajo që bie në sy është edhe anashkalimi i masave ndaj COVID-19. Qytetarët janë shfaqur pa masat mbrojtëse dhe nuk kanë respektuar distancën sociale edhe pse Shkodra është një qytet ende i rrezikuar nga përhapja e COVID-19.
Ky është qyteti i tretë ku ndalet Aleanca teksa vetëm të dielën u shemb godina e Teatrit Kombëtar.Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë po mbledh firmat për një peticion kurse vijon me protestat edhe në Tiranë.Gazetari Senad Nikshiqi thotë se firmat po mblidhen në oborrin e Teatrit ”Migjeni”, artistët e të cilit e kanë mbështetur iniciativën e kolegëve të tyre në Tiranë. Teksa një grup me unifroma blu po vëzhgojnë situatën afët këtij Teatri në Shkodër.