Shoqata e bareve, restoranteve e klubeve në Shqipëri (BRC), i ka çuar një letër kryeministrit Rama ku i kërkojnë rifillimin e veprimtarisë së tyre.
Ata shprehen se ishin ndër të parët që u ndërgjegjësuan për mbylljen e lokaleve për rrezikun që ato paraqisnin lidhur me pandeminë por shtojnë se ekonomikisht janë të gjunjëzuar.
Në letër kërkohet hapjen pa kufizim orari të veprimtarisë së tyre duke qenë se klientët e tyre janë në punë gjatë orarit të lejuar të lëvizjes dhe zhvillimit të veprimtarisë siç është vendosur nga qeveria.