Në Korenë e Jugut, më shumë se 250 shkolla që u rihapën duhet të mbyllen këtë javë për shkak të një numri të lartë të infeksioneve. Dhe në shkollat që janë të hapura, gjërat nuk janë kthyer në normalitet. Koreja e Jugut duroi një nga shpërthimet më të këqija të sëmundjes jashtë territorit të Kinës, por pati një kontroll të mirë nga plani, “gjurmim, testim dhe trajtim”. Rregullat e distancës sociale u qetësuan dhe vendi po kthehej kryesisht në normalitet deri këtë javë, kur u rivendosen sërish masa kufizuese.
Dje zyrtarët në Korenë Jugore kanë rikthyer masat e izolimit në Seul, shtëpia e 52 milionë banorëve të këtij shteti, pas rritjes më të madhe të numrit të të prekurve me koronavirus në pothuajse dy muaj, 79 raste në 24 orë.
“Muzetë, parqet dhe galeritë e artit do të mbyllen sërish për dy javë, duke filluar nga dita e sotme”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë, Park Neung-hoo, teksa kompanive u është kërkuar të rikthejnë kushtet fleksibile të punës për punonjësit. “Kemi vendosur që të ashpërsojmë të gjitha masat e karantinës në zonën e qytetit për dy javë, duke nisur nga nesër deri më 14 qershor” – tha Neung-hoo
Banorët në Seul janë këshlluar që të shmangin grumbullimet apo turmat e mëdha të njerëzve nëpër restorante dhe bare, teksa institucioneve fetare u është kërkuar vëmendje shtesë. “Dy javët e ardhshme janë vendimtare për të parandaluar përhapjen e virusit në zonën e kryeqytetit”, ka thënë Park, teksa ka shtuar se “do të na duhet të kthejmë masën e distancimit fizik”. Kufizimet në lëvizje janë hequr më 6 maj në këtë shtet, pasi pandemia me koronavirus ishte vënë nën kontrollë.