Lojtarët e Lazios në Serinë A vazhdojnë të komunikojnë me tifozët nëpërmjet kanaleve zyrtare të bardhekaltërve. Sot ishte e radha e portierit shqiptar, Thomas Strakosha. Ja se si u shpreh ai për karantinën dhe për rifillimin e stërvitjes.Përshëndetje Thomas! A është e vërtetë që ju u paraqitet me një maskat “Avengers” në Formello?“Po, ishte një improvizim (qesh). Nuk ishte e lehtë të qëndroje në shtëpi. Kështu që kthimi në qendrën tonë sportive ishte një gjë e bukur. Qendra jonë është një nga më të bukurat dhe më të pastrat dhe me masat e marra tani për higjienën është perfekte.”

Si e kaluat kohën gjatë karantinës?Kam parë shumë filma. Stërvitje dhe filma, kjo ishte dita ime. Falënderoj Zotin që kam pasur familjen time me mua. Për të tjerët, që ishin vetëm, ishte vërtet e vështirë. Kam folur me të gjithë shokët, veçanërisht me Sergein dhe Adamin (Milinkovic dhe Marusic).

Rreth karikimit të skuadrës.Jemi të karikuar, sepse në çdo rast jemi në një pozitë që na lejon të ëndërrojmë. Ndiheshim të karikuar edhe para se të ishim të dytët. Asnjëherë nuk do na mungojë forca, njerëzit tanë kështu janë dhe rrjedhimisht edhe ekipi ynë.

Sa do të ndikojë pauza?Pushimi sigurisht që do të ketë një efekt. Sidoqoftë, kemi katër vjet që luajmë së bashku dhe, nëse ruajmë përqendrimin si më parë, do ta lidhim menjëherë spinën. Nëse nuk je i karikuar kur ndodhesh i dyti…

A e prisje rritjen tënde?Çdo gjë që po më ndodh, nuk e prisja. Me një stërvitje të fortë dhe synime të qarta, mund të arrini gjithçka.

Ndeshja që ke më shumë në zemër?Epo, ka shumë. E vështirë, por mbase ajo që e kujtoj gjithmonë është fitorja në Torino, kundër Juventusit.

Vazhdimi i kampionatit …Pa tifozë nuk do të jetë diçka e mirë, por ne e dimë se është e drejtë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë pa e rrezikuar askënd.

Mbi ndihmën e Shqipërisë për sistemin shëndetësor të Italisë …Më bën të ndihem krenar dhe më jep kënaqësi. Italia ka ndihmuar shumë popuj, midis të cilëve ne, shqiptarët, dhe për rrjedhojë ka merituar mbështetjen tonë modeste.

Cilët kanë ndikuar në rritjen tënde si futbollist?Inzaghi dhe Tare, pa dyshim. Por unë gjithashtu them z. Grisons dhe Zappalà. Tare dhe Inzaghi gjithmonë kanë besuar tek unë mua, veçanërisht kur askush nuk do të shpenzonte asnjë qindarkë për mua. Kjo është arsyeja pse unë stërvitem gjithmonë, për t’ua shpërblyer vazhdimisht për gjithçka që më kanë dhënë.

Ecuria juaj në këtë sezon?Sezoni ynë ka ndryshuar që nga ndeshja kundër Atalantas. Nga 0-3 në 3-3. Aty u ndërgjegjësuam për forcën tonë.

Një shok i skuadrës që ju ka befasuar?Më duhet të komplimentoj të gjithë. Unë që i shoh ata çdo ditë në stërvitje mund t’ju them se janë të gjithë të fortë. Problemi i misterit është pikërisht kyr, për fat të mirë, nuk di kë të zgjedhë. Kjo thjesht më bën të lumtur.

Në lidhje me familjen e Lazios .Forca jonë e madhe është grupi. Mund ta shohim kur gëzohemi. Ne jemi një familje e madhe.

Kush janë “Avengers” në ekip?Atëherë, Hulk është Radu për karakterin që ka. Njeriu i Hekurt Luis Alberto, më shumë se gjithçka tjetër për përsosmërinë e tij në vizionin e lojës. Kapiten Amerika, kapiteni ynë Lulic. Thor është Acerbi, ndërsa Hawkeye, Marusic. Njeriu merimangë? Ai jam unë.