Një person i infektuar me koronavirus mund ta kalojë tek personat e tjerë thjesht duke folur në një ambient të mbyllur siç mund të jetë transporti publik apo një zyrë e vogël.
Në një simulim të udhëtimit në transport publik, të bërë nga firma e softuerve MSC, mund të shihet sesi një person i infektuar mund t’ua kalojë virusin pasagjerëve të tjerë vetëm duke folur.
Kërkuesit zbuluan se dikush që mund të jetë duke folur me një mik në transportin e nëntokës mund t’i infektojë të tjerët me koronavirus edhe nëse nuk tështin apo kollitet.
Modeli i ri tregon sesi spërklat që lëshohen nga frymëmarrja shpërndahen në disa hapësira të mbyllura siç mund të jenë mjetet e transportit publik.
Dr Julian Tang, ekspert për sëmundjet respiratore nga Universiteti i Leicester, tha për BBC News se spërklat e prodhuara ndërsa flasim nuk udhëtojnë aq larg sa ato që lëshohen nga kolla apo tështima, por studiuesit thonë se mbeten mjaft të rrezikshme për transmetimin e virusit.
MSC Softëare, të cilët krijuan simulimin në fjalë, thonë se vendosja e maskës është jetësore për ngadalësimin e përhapjes së virusit.