Dashuria e nje Peshorje fitohet, ndaj nëse do të dish se cili është sekreti zbuloje më poshtë përmes 7 këshillave që do t’ju hyjnë shumë në punë: Afroju me delikatesë. Ajo ka nevojë të dijë se ndjenjat e saj dëgjohen dhe respektohen ndaj nuk ia hap zemrën kujtdo. Dëgjoje një Peshore, vërtet dëgjoje mirë veçanërisht kur është e mërzitur pasi ajo ka tendencën të fshehë ndjenjat vetëm për të mos mërzitur të tjerët. Mos nis një konflikt me të pa një arsye të mirë, ajo i urren konfliktet. Nëse i sulesh pa arsye, shanset janë që ajo të mos dojë të ketë të bëjë fare me ty.
Mos e shtyni atë të flasë atë që ka në mendje, kur nuk është në momentin e saj më të mirë. Dhe mos e quaj kurrë nevojtare, pasi Peshorja është shenjë e partneritetit dhe u kushton shumë rëndësi marëdhënieve. Mos dysho në përkushtimin e një Peshoreje pasi ajo do kohë të tregojë se vërtet i intereson. Duhet të ndihet e sigurt para se të hapet me të tjerët.
Ajo do të shohë që ti e do, me vepra dhe jo me fjalë. Thjesht “të dua”, nuk pi ujë për Peshoren, çoje në një restorant të mirë, bëje të ndihet e lumtur. Jepi kohë të rrijë vetëm. Ka nevojë të ndihet e lirë në jetën e saj dhe të merret personalisht me çështjet personale. /YourTango