Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit vijuan edhe gjatë ditës së sotme inspektimet si edhe monitorimet në kuadër të taskforcës kundër përhapjes së COVID-19.
AKU bën të ditur se gjatë ditës së sotme janë marrë 67 mostra në të gjithë vendin për kryerjen e analizave laboratorike.
“Gjatë kontrolleve kanë vijuar orientimet dhe këshillimet ndaj biznesit ushqimor për disponimin e plotë të dokumentacionit të sigurisë ushqimore si edhe në monitorime kundër përhapjes së COVID-19, ku vërehet një ndërgjegjësim në masë të lartë i bizneseve ushqimore”, thotë AKU.