Një urim për besimtarët myslimanë ka pasur edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca. Me anë të një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Soreca uron paqe, shëndet dhe lumturi për familjet e çdo besimtari.

“Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë ata që festojnë sot! Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në këto kohë të vështira të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja dhe gjithë popullin shqiptar”, shkruan Soreca.