Nga sot Hëna e re do të takohet me Diellin në shenjën e Binjakëve dhe kjo do të sjellë ndryshime në jetën e të gjitha shenjave. “Kjo Hënë e re do t’u japë më shumë hapësirë dhe dritë të gjitha shenjave të Zodiakut, është një frymëmarrje dhe ajër…” – thotë astrologia e Astrology. com, Narayana Montúfar. Ndërsa një Hënë e re përfaqëson fillimin e një cikli të ri hënor, ai simbolizon fillimet e reja. Njerëzit përdorin energjinë e një Hëne të re për të arritur qëllimet e tyre ose për të filluar një projekt të ri. Ata gjithashtu reflektojnë në qëllimet e tyre të vjetra dhe i vendosin vetes qëllime të reja. Kjo Hënë e re na jep mundësinë për të ëndërruar gjëra të mëdha, nëse ankthi nuk do t’ju bëjë të stepeni. Përpara se të ecim para, duhet të përballemi me frikën tonë dhe të ndjejmë ndjenjat tona dhe më pas mund të pushtojmë botën.

Çfarë do të sjellë Hëna e re? Një Hënë e re te Binjakët do të na mbushë me ide të reja, mendje të reja dhe mënyra të reja për t’iu afruar situatave në të cilat gjendemi. Ditët që e pasojnë Hënën e re janë ideale për t’u angazhuar për të mësuar diçka të re.

Kjo është një kohë e mirë që çiftet të flasin për planet e tyre të ardhshme, si dhe ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin. E vetmja gjë për të cilën duhet të kujdeseni gjatë kësaj Hëne të re është prania e Marsit, i cili po formon një hapësirë “zemërimi” me këtë Hënë. Emocionet mund të rriten, kështu që mund të mos jetë koha për të shfaqur ndjenja negative ose konfuze. Gjatë Hënës së re, ne do të nxitemi të komunikojmë nevojat tona, pasi rebelohemi kundër kufizimeve të shoqërisë. Fushat e parave dhe komunikimit mund të ndihen pak të errëta ose konfuze në përgjithësi gjatë kësaj Hëne të re. Sigurohuni që të kuptoni dhe të besoni plotësisht çdo mundësi financiare ose transaksion në të cilin jeni të përfshirë.

Duhet të keni kujdes për vendimet që merrni gjatë kësaj kohe, pasi mund të ndikojnë për pjesën tjetër të vitit. Mos u ndikoni nga askush që keni rrotull, sepse kjo nuk do t’ju shërbejë.