Stilisti Niko Komani ka vendosur që të ujisë lulet vetëm me mbathje veshur. Teksa pozon me një palë të brendshme me lulë, që i ka kombinuar me çorapet dhe me një këmishë me kuadrata zbërthyer, Komani shihet teksa ujit lulet.
“E ujitët lulen tuaj?” shkruan Niko krah fotos provokuese, dhe shumë personazhe publikë, kanë vërshuar në komente, të surprizuar nga paraqitja e stilistit.
“Lart”, i shkruan Roza Lati, teksa vë dhe një figurë avioni.
“I nxehtë,”– i komenton grimieri Arbër Bytyqi.
“Për ty qenka jeta o Komani, lëri këto po bëhu gati për plazh,“- i shkruan Sara Kolami.
Vetëm para disa ditësh, Komani rrëfeu se si karantina e kishte lënë pa martuar dhe ishte bërë shkak që ai të ndahej nga partnerja e tij. Stilisti Komani ka folur publikisht për martesën e tij një vit më parë, por asnëjherë nuk e bëri publik emrin e vajzës që kishte në krah.