“Virusi COVID-19 duket të jetë më vdekjeprurës për burrat, por janë gratë po mbajnë barrën e kësaj pandemie”, shkruan CNN në një artikull ku nënvizohet se masat bllokuese janë shkatërrimtare për gratë dhe të drejtat e tyre, pasi po përballen me rritjen e dhunës në familje.Epidemitë e mëparshme të Ebolas dhe Zikas kanë rezultuar me pengesa të mëdha për gratë dhe vajzat në zonat e kuqe dhe ekspertët, si dhe aktivistët po paralajmërojnë se e njëjta gjë po ndodh globalisht edhe me COVID-19.
Një analizë e CNN në fillim të këtij viti zbuloi se në vendet për të cilat kishte të dhëna të disponueshme, burrat ishin 50% më të predispozuar se gratë të vdisnin, pasi kontraktonin COVID-19. Por ekspertët thonë se përqendrimi thjesht në të dhënat shëndetësore është i rrezikshëm.“Ne mendojmë për këtë krizë në terma shumë të ngushtë, duke u përqendruar vetëm në ndikimet në shëndet, por ne po humbasim imazhin më të madh,” tha Julia Smith, një studiuese në Universitetin Simon Fraser në Kanada. Smith është duke punuar në një projekt shumë vjeçar, për të parë ndikimin e gjerë të pandemisë.“Burrat kanë rezultate më të këqija shëndetësore nëse infektohen, por kur mendojmë për ndikimet dytësore, shohim se gratë po preken në mënyrë disproporcionale,” shtoi ajo.
Pandemia është duke përkeqësuar problemet, me të cilat gratë ishin përballur edhe para fillimit të saj.“Kriza si kjo rëndojnë pabarazitë strukturore ekzistuese në shoqëri, kur bëhet fjalë për të drejtat e grave, shëndetin e grave dhe statusin ekonomik të grave, kjo është saktësisht ajo që ne po shohim tani”, tha Kristina Lunz, bashkëthemeluese e Qendrës Feministe për Politika të Jashtme.