Një studim i kryer nga Universiteti i Amsterdamit hedh dyshime se imuniteti ndaj koronaviruseve tek njerëzit mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj.Hulumtuesit morën në monitorim 10 burra mbi 35 vjeç për të përcaktuar nivelin e antitrupave pas infeksionit për ndonjë nga katër koronaviruset sezonale tek njeriu. Ata u testuan në intervalin tre ose gjashtë muaj.
Studiuesit zbuluan se kishte një kohëzgjatje alarmante të shkurtër të imunitetit mbrojtës ndaj koronavirusëve, duke vënë re riinfeksione të shpeshta në 12 muaj pas diagnostikimit me virus.“Nëse COVID-19 do të sillet si një koronavirus sezonal në të ardhmen, mund të pritet një model i ngjashëm. Edhe pse imuniteti mbrojtës mund të humbasë nga 6 muaj pas infektimit, perspektiva e arritjes së imunitetit funksional të tufës nga infeksioni natyror duket shumë e pamundur.”