Presidenti Ilir Meta ka pasur kritika edhe për opozitën, për vendimet që ka marrë. Meta shprehet se ka marrë premtim nga Basha se do të futej në zgjedhje e tetorit, të shtyra nga presidenti, por më pas “dolën nga fjala”.
Gazetari: Ju i shtytë pa një diskutim paraprak, pasi opozita deklaroi se nuk hynte në zgjedhje dhe në tetor.Ilir Meta: Këtu ka një mungesë korrektësie, unë kam marrë fjalën nga Basha se do të hynin në zgjedhje. Pastaj, ata mbajtën qëndrimin e tyre herë kështu e herë ashtu.