Ashtu si çdo vit, edhe këtë sezon, në Serie A mes shumë futbollistëve që kanë rënë në sy është edhe emri i Gaetano Castrovilli. Mesfushori ofensiv I Fiorentinas, vetëm 22 vjeç por me mundësi për t’u rritur, u kthye nga huazimi verën e shkuar dhe po shkëlqen me vjollcët.

Madje, dita më e lumtur për të ishte goli I shënuar në “San Siro” ndaj Milanit, skuadër për të cilën simpatizon që kur ishte fëmijë. Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, lojtari ka shprehur admirimin për “Djallin”