Pas ndërhyrjes në orët e para të mengjesit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ajo çfarë ka ngelur nga ky aksion janë tallash, kartona dhe kompensata. Këto jane materialet me të cilat është ndërtuar kjo godinë nga italianet, e cila me vone u pershtat si teater.
Një nga arsyet që ka sjellë dhe shembjen e kësaj godine kanë qenë materialet e dobëta që janë përdorur dhe pamundësia për të ndërhyrë për rikonstruksionin e saj. Ndërsa Instituti i Monumenteve të Kulturës, në vitin 2007, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e përjashtonte Teatrin Kombëtar nga lista e monumenteve te kultures pasi per ekspertët ishte e cilësuar si godine pa vlera.