Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj prej muajsh tashmë ka bërë publike lidhjen me ish-deputetin biznesmen Mark Frroku. Teksa tashmë kanë nisur bashkëjetesën, lidhja mes tyre duket se po ecën më së miri, aq sa Rudina nuk ngurron të ndajë në rrjetet sociale momente me të. Ditën e sotme ajo ka ndarë një tjetër fotografi ku shihet e kombinuar me Markun.

Ata shihen të kapur për dore, të veshur sportiv teksa shkëmbejnë vështrime të ëmbla. Rudina ka një vajzë me emrin Viktoria nga martesa me Aleksandër Varfaj, ndërsa Mark Frroku ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten e ndjerë dhe të gjithë bashkë, po jetojnë në shtëpinë private të biznesmenit si një familje e lumtur.