Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, bëri me dije se disa lojtarë ishin të prekur nga COVID-19, por diçka e tillë nuk është e vërtetë. Milani ka dalë me një njoftim zyrtar ku bën me dije se janë kryer të gjithë testet e futbollistëve dhe stafit.Përgjigjet janë të gjitha negative dhe fatmirësisht asnjë prej pjesëtarëve të klubit kuqezi nuk ka dalë pozitiv. Kjo do të thotë se “Djalli” mund të rinisë stërvitjen në grupe.

“Milani njofton se në bazë të testeve të bëra për lojtarët e skuadrës së parë dhe stafit në Milano nuk ka asnjë rast pozitiv me COVID-19”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit. Nuk dihet arsyeja se pse u dha një deklaratë alarmuese nga presidenti i kuqezinjëve.