Nga Armir Shkurti

Të rroni vetë Luli! T’ju kenë uratën edhe b¥thlëpirësat që po thinjen duke pritur të bëhesh kryeministër e të kapin nai gjo!! Ti!!! Je vra sës me pagesë!!! Ti e v rave ditën opozitën!! Në mënyrë sistematike, si merkuri që ngadalë prek sistemin nervor, bllokon veshkat, organet e brendëshme, pastaj sjell kancer dhe verbëri!! Ti Brut! Ti Makbeth! Ti Kain! Ti Judë! Ti Hamza!

Je më i keq se çdo vra sës se na ke prerë në besë! Na ke prerë në bukë!! I ke mbyllur prej 7 vjetësh demokratët në karantinë dhe u thith çdo energji, çdo nismë, çdo aksion duke i ngulur në shtrat me pickimin prej mize Tze Tze që i mpin dhe i ve në gjumë duke mbytur në djep çdo shpresë.

Sot pati protestë, Lul, kundër tira nisë! Në shesh!! Ti ke dalë nga Kuvendi bashkë me deputetët: “Mandatet i dogjëm për t’i treguar botës se këtu demokracia është në grahmat e fundit. Këto veprime kishin për qëllim vetëdijësimin e Perëndimit se Shqipëria ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë për të ndaluar rënien në autokraci” – deklarove para 4 muajsh.

Nëse atëhere qe autokraci…çfarë emri i ve sot o Lul? Sot ca shqiptarë dolën në shesh për ti thënë BOLL! kësaj autokracie, për të cilën TI prej një viti e ca ke lënë Kuvendin pa opozitë. Nuk pretendoj ta mbështesje. As bëhet fjalë të nxirrje anëtarët kokëmut, që i tall me xhiro nga kryeministria në parlament, i ngop me gaz e i çon në shtëpi, ata që Lleshi s’ti ka zvarritur komisariateve. Ata që pa u shëruar nga gazi e dajaku prapë dalin me llafin tat por kurrë për hall të vet. Por të paktën një shqetësim për dhu nën e policisë. Një fjalë për lirinë e shprehjes e protestës ta kishe thënë o Luli ynë!

Ik e laji duart o Lul! Jo për higjenën e pandemisë. As si Ponc Pilati pas dën imit të Jezusit!
Laji , siç e do tradita e var rezave. Pasi e ke futur në va rr kufo mën duhet me la duart – thonë bestytnitë – tre herë dhe ta hedhësh ujin pas krahëve, që mos ta marrësh vd ekjen me vete e ta çosh në shtëpi!