Ministrja e Kulturës Elva Margariti në një intervistë në Report Tv u shpreh se ndjen keqardhje për përdorjen e artit dhe kulturës nga opozita për politikë. “Teatri është një temë diskutimi dhe dialogu edhe pse sot mund të tingëllojë qesharake. Por ka qenë një dialog tejet i gjatë, me momente të nxehta.

Është pjesë e një procesi që do të vijojë. Ka zgjatur shumë kjo e sotmja më duket një shtrëngim akoma më i madh i të gjitha hapësirave për të qenë i frytshëm. Duke e ndjekur edhe nga larg kur nuk kam qenë ministre.

Ata që në fillim u afruan për dialog, të rropatur nga premtimet për një teatër të ri, por cështja u politizua. Keqardhje kur shfrytëzohet arti dhe kultura si vegël politike. Duhet një reflektim i gjatë që të mos përdoret arti dhe kultura si vegël politike” tha ajo.