Kryeministri Rama ka reaguar per here te pare pas protestes se PD-LSI e disa artiste, kunder teatrit te ri, ku kishte nje mesazh per Budinen dhe opoziten.
Rama shkruan se ”Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina: Je në të drejtën tënde të vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika,Luftar Paja, Gëzim Kame,Viktor Zhusti,Ruzhdi Pulaha,Pirro Milkani,Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë,që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare…Por ty nuk të takon të shash,fyesh e shpifësh njësoj si ata e as nuk ke të drejtë t’i imponohesh vullnetit të qeverisë, bashkisë apo shumicës së komunitetit teatror, sepse sharjet e fyerjet s’janë art, shpifjet s’janë trashëgimi kulturore dhe demokracia nuk është teatër absurd… Unë s’jam as shenjt e as i pagabueshëm dhe nuk ndal dot askënd të më pikturojë si djall, por unë kam lidhje autorësie me punët e zeza që më akuzoni,po aq sa ç’kanë lidhje me Shekspirin dhe Molierin ato partitë që u ngulën tek teatri si në sheshin e radhës për përsheshin e radhës!”
”