Teatri nuk ka qenë asnjëherë në listën e monumenteve të kulturës.
Madje, në vitin 2007, ministri i Kulturës së qeverisë Berisha asokohe, Bujar Leskaj, nuk e ka futur as në listën e monumenteve të kulturës, kurse ekspertët e Institutit të Monumeteve të Kulturës atë vit e kanë cilësuar godinën e Teatrit si “një godinë pa vlera”.
Sipas këtij dokumenti, në listën e gjatë me 108 godina, janë përfshirë si monumente kulture edhe klinika mjekësore, ndërsa Teatri Kombëtar për kryeministrin Berisha, zv.kryeministrin Ilir Meta, si dhe për ministrin e asaj kohe Lulzim Basha, nuk meritonte të ishte në listën e monumenteve të kulturës.
Pra nëse Teatri Kombëtar do të ishte futur në listën e Monumenteve të Kulturës, sot godina e tij nuk do të ishte shembur, ose nuk do të ishte shembur kaq lehtë nga autoritetet.