Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se akt- konstatimi i sotëm tek Teatri është procedurë standarde dhe se projektit do t’i shkohet deri në fund edhe me procedura ligjore. “Është detyrim ligjor, ditën që merr hipotekën e një prone, territorin e shkollës Kosova, kopshtin tek Medreseja, pra është detyrë rutinore që duhet bërë .
Nëse nuk e bëj pastaj shkoj unë në gjyq; në vend që të çoj unë ata në gjykatë, më çojnë ata mua se thonë nuk më ke njoftuar, s’ kam lexuar media, nuk e di fare për këto ndryshime, pra është provë e dëshmisë që ka ndryshuar pronari. Ky është një detyrim ligjoir dhe këto funksione të postierit të një akti administrativ i kryen Policia Bashkiake. Unë e kuptoj, këta njerëz ndoshta kanë harruar kohën kur ishin në shtet dhe kur drejtonin këtë shtet e kur bënin këto punë por ky është rregulli. Nesër , pasnesër nëse dikush thotë nuk të njoftova, ekziston një provë, një foto, një filmim ku ti je njoftuar”, deklaroi Veliaj.
Veliaj thotë se vetëm 1% e artistëve janë kundër teksa 99% të tjerët janë pro një Teatri të Ri kurse ata që bëjnë rezistencë tek Teatri janë të gjithë me ish- poste apo anëtarë të PD. Ndërkoëh Veliaj e cilësoi Europa Nostrën vetëm një OJF dhe sipas tij të drejtën për të shpallur një objekt monument kulture e ka Ministria e Kulturës dhe UNICEF.
“Uroj që të gjejmë mirëkuptim.Jam i prirur për mirëkuptim, i pres kurdo nëse duan që këtë pasuri që ju përmendët , Yllka Mujo, Reshat Arbana, Robert Ndrenika, Ilia Shyti, pra shfaqjet, frymën që kanë dhënë, kjo është arsyeja. Kur vetë këta korifej kanë thënë gjithmonë që duam një teatër të ri, nëse është një ndër 100 që nuk bie dakord, unë besoj se jetojmë në demokraci. Në demokraci vendos shumica , vendos shumica në politikë, në Këshill Bashkiak, në Parlament. Idealisht po sepse na duhen tre –katër muaj për të detajuar projektin final . Është një mundësi fantastike që në këto 3-4 muaj se sa të endemi gjykatave , është më mirë që të bashkëpunojmë dhe pastaj të fillojmë me detajime që mund të pasurohet edhe prej këtyre , edhe pse ne kishim zyrtarisht artistë , kishim një regjisor dhe drejtorin e teatrit të përfaqësuar në komision , megjithatë mund të ketë ide të tjera brilante por kjo historia që zyrtarë të PD thonë janë artistë dhe më pas kërcënojnë me gjak, vrasje , varrime është gjuhë humbësi. Një fitues nuk flet kështu, një fitues thotë, nëse kjo është mundësi për të përmirësuar , ta bëjmë por nëse më thoni që jemi dashnorë të tallashit , unë nuk e besoj se ata nuk jetojnë në shtëpi të tilla. Po të ishte se janë dashnorë të tallashit dhe e qujnë këtë trashëgimi do jetonin në shtëpi të tilla, por të gjithë jetojnë në shtëpi të mira. Vetë PD ka selinë më të mirë sot në Tiranë, s’ ka asnjë parti tjetër selinë si sasi dhe cilësi të PD”, deklaroi Veliaj.