Në pritje për të mësuar nëse Serie A do të rinisë ose jo, Inter ka arsye për të festuar. Klubi zikaltër ka bërë të ditur zyrtarisht rezultatet e testeve me tamponë që iu nënshtuar të gjithë futbollistët dhe stafi teknik.
155940163 Cbcef157 Ca93 4844 9f80 B2add2a6830a
“Ju njoftojmë se të gjithë testet mjeksorë që zhvilloi skuadra e parë janë negativë. Në këtë mënyrë, nga pasditja e së premtes do të nisin stërvitjet individuale”, lexohet në komunikatën shpërndarë për mediat nga klubi kuqezi. Në këtë mënyrë, Antonio Conte mund të nisë shpejt përgatitjet, pasi të gjithë futbollistët përfshirë Diego Godin dhe Alexis Sanchez. Dy futbollistët u kthyen me vonesë nga Amerika e Jugut, por e kanë përfunduar tashmë karantinën 2-javore.