Sali Berisha prej disa orësh po përpiqet që të nxisë komunitetin mysliman në revoltë kundër kryeministrit Edi Rama.Shkak për këtë janë bërë masat e ndërmarra për të shmangur përhapjen e virusit Covid-19 duke reduktuar grumbullimet masive nëpër sheshe për faljen e namazit.Masat shtërnguese janë shfrytëzuar nga Berisha duke i përdorur politikisht në mënyrë që të nxisë urrejtje të besimtarët myslimane kundër rivalit të tij politik.
Vetëm ditën e sotme, Berisha ka përcjellë një grumbull të madh postimesh me nota populizmi, të cilat më pas janë bërë lajme në të gjitha portalet që ka në dispozicion opozita e vendit.Deklaratat bëhen në një kohë kur referuar studimeve shkencore, ndalimi i grumbullimeve mbi 50 veta dhe distancimi social, janë masat më efektive në ndërprerjen e zinxhirit infektiv.Ashtu sikurse për të gjitha aktivitetet e tjera, kulturor, arsimor apo fetar duhen respektuar protokollet përkatëse në mënyrë që pandemia të prekë sa më pak individë.Trajtimi i këtyre çështjeve delikate për kapitale politike, mund të ketë pasoja dhe mund të dëmtojë bashkjetesën fetare mes shqiptarëve.Më poshtë po përcjellim disa nga postimet e Berishës vetëm ditën e sotme ku strategjia është e qartë: Të ngrereë myslimanët në revoltë kundër Ramës.