Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Burgun e Dubravës për të kujtuar të burgosurit shqiptarë, të vrarë para 21 vitesh nga ana e forcave serbe.Presidenti Thaçi e ka cilësuar atë masakër si një ndër më mizoret, teksa shtoi se Serbia do të ballafaqohet me drejtësinë për genocidin që ka kryer në Kosovë.

“Serbia do të ballafaqohet me drejtësinë për gjenocidin që e ka kryer në Kosovë kundër popullatës civile, dhe për të gjithë këto masakra që iu kanë ndodhur qytetarëve të Kosovës”, u shpreh, presidenti Thaçi.Ai ka theksuar që Kosova nuk do të ndalet deri sa të vendoset drejtësia për mbi 13 mijë viktima civile të vrara nga shteti serb, mbi 400 masakra të kryera dhe mbi 20 mijë gra të dhunuara.

Njëzet e një vjet më parë, brenda burgut të Dubravës u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë. Kjo masakër zgjati disa ditë, përkatësisht nga 19 deri më 24 maj 1999