Miliona fëmijë rrezikojnë të përballen me mungesë të vaksinave të domosdoshme për jetesë, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë me koronavirus.
Ky shpërthim ka pasur ndikim shumë të madh të industrinë ajrore, duke zvogëluar numrin e fluturimeve komerciale. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka thënë se dhjetëra shtete mund të mos kenë qasje në vaksinat e domosdoshme për jetesë.
Kjo agjenci u ka kërkuar qeverive dhe sektorit privat që të rrisin hapësirën për këto vaksina. Programet e imunizimit janë një prej aktiviteteve kyçe të UNICEF-it. Kjo Organizatë vlerëson se vaksinat për sëmundje serioze sikurse fruthi, polio dhe tetanusi janë të domosdoshme për jetën e 3 milionë fëmijëve brenda vitit.
Teksa hulumtuesit mjekësorë janë duke punuar shumë në krijimin e një vaksine për koronavirusin, UNICEF-i ka thënë se pandemia me këtë virus është duke dëmtuar përpjekjet për të gjetur zgjidhje për sëmundjet tjera./REL