Pas dy ditesh me raste te reja vetem ne Tirane, dita e sotme ka shenuar perhapje te koronavirusit edhe ne rrethe, ne disa syresh, si Saranda, Lushnja e Mati, qe ishin te qeta prej kohesh. Ministria e Shendetesise raporton se në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.
Ne kushtet e hapjes, e te nje kurbe me raste te shtuara te te infektuarave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm.
“Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit”- thote MSH.