Bashkia e Tiranës ditët e fundit është angazhuar në dezinfektimin e shkollave në mënyrë që të jenë gati kur nxënësit të kthehen me 18 maj. Kryesisht bashkia ka bërë dezinfektimin e disa shkolave në periferi si “Shkolla e Mesme Farkë”, ”Shkolla e Mesme e Bashkuar Shëngjergj”, dhe shkolla e “Mesme të Bashkuar , Kasallë”.
Paralelisht me dezinfektimin, sipas bashkise, po vijon puna edhe për riparimet e ndryshme, për t’iu garantuar nxënësve kushte sa më të mira në shkollat e tyre.
Sakaq përveç dezinfektimit dhe riparimeve janë marrë masat edhe për të ruajtur distancimin fizik në këtë kohë pandemie. Punonjësit e Bashkisë kanë vijuar punën për të vendosur piketimet e nevojshme, në të cilat do të duhet të pozicionohen nxënësit për të qenë të sigurt.