Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, është shtruar me urgjencë në sptial këtë të diel me probleme në zemër, sipas De Telegraaf.
57-vjeçari është marrë nga shtëpia e tij me ambulancë, por bashkëshortja e tij, Bartina, ka bërë të ditu se gjendja e tij është stabilizuar pas ndërhyrjes kirugjike.
Koeman është në drejtim të Holandës prej pak më shumë se dy vitesh dhe ka udhëhequr kombëtaren drejt kualifikim në Euro 2020, kompeticion që është shtyrë për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë.
Ish-mbrojtësi i PSV-së dhe Barcelona-s, ka drejtuar Everton-in para se të merrte drejtimin e kombëtares së vendit të tij.